Një ngjarje e rëndë u raportua pasditen e kësaj të enjte në rrethrrotullimin e Rinasit, rreth 300 metra larg mbikalimit. Sipas informacioneve paraprake, një person ka përplasur katër automjete dhe më pas ka dalë në rrugë duke mbajtur një hanxhar në duar dhe ka kërcënuar e ndjekur kalimtarët.
Fatmirësisht, tre efektivë të Forcave të Armatosura kanë qenë aty rastësisht dhe ndërhynë menjëherë. Ata e kanë shtrirë për tokë, i kanë marrë armën e ftohtë dhe i kanë vendosur prangat, duke e mbajtur nën kontroll deri në mbërritjen e Policisë. Identiteti i personit nuk është bërë i ditur deri më tani.
Ngjarja u bë publike nga një qytetar, i cili i është drejtuar redaksisë së JOQ, ndërkohë që për më tepër informacione presim një reagim zyrtar nga autoritetet.
“Joq pershendetje! Kam nje rast qe dua ta publikoni urgjent ju lutem! Para 20 min ne rrugen e rinasit ishte nje person me nje hanxhar ne dor qe kishte perplasur disa automjete dhe kercenonte kalimtaret e rastit me hanxhar. Aty rastesisht ishin 3 efektiva te forcabe te armatosura me saktesisht me sa morem vesh ishin efektiv te forcave speciale te marines detare grupit te bordingut qe nderhyn dhe e neutralizuan duke i hequr hanxharin qe mbante ne dor dhe i vun prangat dhe e mbajten te neutralizuar deri sa erdhen policia qe ben shoqerimin e tij. Ishte diku 300 m larg mbikalimit te rinasit. Ata cunat e ushtris ishin rastesisht aty. Ai kishte perplasur 4 automjete tjera dhe kishte dal me hanxhar ne dor dhe ndiqte njerezit e rastesishem aty”, thuhet në denoncimin e bërë nga qytetari pranë redaksisë së JOQ.