
Të gjithë, të njohur ose jo janë prekur nga lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të vëllait të këngëtarit Gjesti.
Reagimet kanë qenë të shumta ku kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet me të në këtë moment të rëndë, duke e cilësuar humbjen si të dhimbshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për gjithë ata që e njohin.
Në Instastory i menjëhershëm ka qenë reagimi i Xheneta Fetahut ku i shprehu ngushëllime Gjestit dhe familjes së tij.

Nga ana zjetër edhe Loredanda ndau një Instastory me zemrën të thyer.

Ledion Lico është figura tjetër që shprehu ngushëllime nëpërmjet një Instastory për humbjen e vëllait të Gjestit.

Edhe Ronaldo Sharka iu bashkua dhimbjes së Gjestit duke i shprehur ngushëllime.

Pavarësisht lajmëve të fundit, Egli i ka qëndruar pranë Gjestit duke postuar një story ngushëllimi për këtë ngjarje.

Edhe reperi Don Xhon përmes një Insta story i ka shprehur ngushëllime Gjestit duke njoftuar se publikimin e këngës së tij të re do ta shtynte për shkak të ndjeshmërisë së rastit të sotëm.

Këto janë vetëm disa nga reagimet por padyshim që në këto çaste të vështira të gjithë jemi me mendje dhe me zemër me familjen Kelmendi dhe u shprehim ngushëllimet tona. / Pa Dorashka.