Largimi surprizë i Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit nga reality show “Ferma VIP” tronditi ndjekësit, teksa dyshja vendosi të lërë garën për të ndjekur lidhjen e tyre jashtë.
Tashmë, ata po bashkëjetojnë në Tiranë, në banesën e Limi-t. Por mesa duket, marrëdhënia e tyre nuk është aq e qartë sa thuhej…
Ndërsa Alba ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën me Luana Vjollcën, një situatë aspak e zakontë ndodhi në banesën që ajo ndan me partnerin. Limi, i cili po qëndronte në shtëpi, postoi në Instastory një video ku shfaqej një vajzë provokuese, thuajse nudo, duke bërë lëvizje me konotacion seksual. Postimi u fshi menjëherë, por mjaftoi për të ‘ndezur’ rrjetin dhe për të vënë në dijeni edhe vetë Albën, gjatë kohës që ajo ishte ende live në emision.

Reagimi i saj ishte i menjëhershëm: e informuar për atë që po ndodhte në shtëpi, Alba i dërgoi një mesazh vajzës që shfaqej në video, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga rezidenca e Limi-t, përndryshe paralajmëroi “tërmet”.
“Po bëj një thirrje publike për të gjithë banorët e rezidencës pranë liqenit artificial që të niseni të largoheni sepse do jemë atje për 30 minuta dhe në rast se ndodh ndonjë tërmet nuk mbaj përgjegjësi”, tha Alba.
Pa humbur kohë, ajo u largua nga studio dhe u nis drejt banesës ku qëndron partneri i saj.