Një shqiptar 41-vjeçar ka vdekur në New York, bëhet fjalë për Burim Havollin. I ndjeri ishte mbikëqyrës i një ndërtese, e cila u bë cak i një vjedhje. Vdekja e tij, sot u raportua si një vrasje pas sulmit që Havolli e mori nga hajdutët.
Por, Fitim Havolli vëllai i Burimit për RTV21 ka konfirmuar se ai nuk është vrarë, sipas tij, dyshohet se Burimi ka pësuar arrest kardiak.
Fitimi ka treguar se i vëllai ka ndërruar jetë në banesën e tij, pas një parandalimit të një vjedhje në ndërtesën ku ai ishte mbikëqyrës.
Lexo edhe:
Tutje Fitimi ka treguar se Burimi pas incidentit me hajdutët ishte marrë në pyetje nga Policia, ”Më pas kthehet në banesën e tij, ku ai nuk e ka ndjerë vetën mirë me shëndet për çka kishte njoftuar familjarët, dhe pak minuta më vonë ai ndërroi jetë”.
Fitimi tregon se janë në pritje të përgjigjes së mjekësisë ligjore për vërtetuar saktësisht shkaqet e vdekjes së Burimit.