Në zemër të Wynwood, një prej zonave më krijuese të Miami-t, Luana prezantoi markën e saj LULU gjatë javës më me ndikim të modës. E veshur me fustanin portokalli, tashmë simbol i identitetit të brandit, ajo tërhoqi vëmendjen e stilistëve, medias dhe profesionistëve të industrisë me paraqitjen dhe energjinë e saj.
Eventi u shoqërua me skenografi të kuruar, posterë të koleksionit dhe atmosferë të ngrohtë, duke reflektuar estetikën moderne të LULU. Luana ndau vizionin e markës: thjeshtësi, vetëbesim dhe elegancë e përditshme, duke krijuar një lidhje të natyrshme me të pranishmit.
Interesi i profesionistëve dhe pritja pozitive e bënë këtë prezantim një hap të rëndësishëm për LULU në rrugëtimin e saj ndërkombëtar. Me këtë paraqitje në Miami, marka afirmon ambicien për t’u zgjeruar globalisht dhe për të ndërtuar prani në një skenë të fuqishme mode.
Si kulmi i eksperiencës, Luana ndau edhe një Reels emocionues nga intervista e saj me NBC:
“DREAMS DO REALLY COME TRUE!!! Invited by NBC to share my brand and my career journey. Still feels unreal.” 🧡
Luana po tregon se ëndrrat bëhen realitet me pasion, vizion dhe stil unik.