Të shtënat me armë në ahengjet janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur mbrëmë në Koshare të Ferizajt, ku policia arrestoi 6 persona për përdorim të armëve në një aheng familjar.
Deklarata e policisë:
“Policët e rendit dhe hetuesit policorë menjëherë janë nisur në atë drejtim dhe kanë arritur të identifikojnë disa persona, tek të cilët janë gjetur armë të zjarrit, me të cilat dyshohet se kishin shtënë gjatë ahengut.
Policia i ka shoqëruar shtatë persona në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjashtë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar katër armë të zjarrit, një pushkë gjysmëautomatike, tri pistoleta dhe sasi e municionit.
Rasti është cilësuar “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” , ” Armëmbajtje pa leje ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.” – ka njoftuar Policia.