“Kryefjala” ka zbuluar se në sezonin e ri të “Ferma Vip” do të jenë 3 opinionistë, dhe një prej tyre do të jetë Ermal Mamaqi.
Deri në momentet e fundit në garë për këtë rol ka qenë edhe Arjan Çani, por marrëveshja nuk është finalizuar. Burime bëjnë me dije se arsyeja lidhet me angazhimin e tij në Zonë e Lirë, emision që transmetohet në MCN TV, nga ku nuk ka marrë lejen për t’u bërë pjesë e këtij projekti. Kjo ka bërë që Çani të mbetet jashtë, pavarësisht se ishte shumë pranë finalizimit.
Ndërkohë, përsa i përket femrave, emri më i kërkuar rezulton të jetë Einxhel Shkira, një propozim që vjen me nismën e vetë Arbana Osmani. Ajo shihet si një figurë e fortë për panelin, me eksperiencë televizive dhe impakt të madh publik, sidomos pas eksperiencës së saj në formate reality.
Ndërsa përsa i përket opinionistes së tretë përflitet për Armina Mevlani.
Megjithatë, pavarësisht këtyre lëvizjeve dhe emrave konkretë që tashmë kanë dalë në dritë, asgjë nuk është ende zyrtare dhe produksioni po vijon negociatat për të finalizuar panelin që do të shoqërojë këtë sezon të ri të “Ferma VIP”.