Është gjetur trupi i vajzës së dytë të mbytur në Lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe djali 3-vjeçar.
“Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur fyt ë tjerët. Është një ngjarje e rëndë dhe duam që nga ky moment i vështirë, tu bëj thirrje grave dhe vajzave ta denoncojnë dhunën. Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri, sepse duhet t’i japin më shumë besim grave dhe vajzave të denoncojnë për të shpëtuar nga kalvari i vuajtjeve. Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna me të cilën çdo vajzë përballet, duhet të them s na duhet një shkëputje nga kjo situatë, sepse në këtë situatë luan rol shoqëria, vëllai, motra. Mbase nuk duan ta denoncojmë se mendojnë se çfarë thotë bota, por vijmë në këto raste ku na duhet të rrisim dhe të marrim më shumë përgjegjësi të gjithë si shoqëri”, tha Balla.
Policia arriti të gjente paraditen e djeshme vetëm trupin e vajzës së madhe 9-vjeçare, e cila ndryshe nga sa u raportua fillimisht, nuk kishte shenja dhune në trupin e saj, ç’ka deri tani vërteton pistën që nëna është vetëhedhur së bashku me 3 fëmijët e saj në lumë. Teksa i ati ndodhet në burg, nëna dhe dy motrat e vëllezërit e saj të zhdukur në lumin Buna, vogëlushja pritet që të përcillet në banesën e fundit nga familjarët e babait të saj.
Ndërkohë bashkëshorti i Almës, dhe babai i 3 fëmijëve të mitur, Ergys Arrazi është i arrestuar nga policia, nën akuzën se ka shtyrë gruan drejt vetëvrasjes. Konfliktet dhe tradhtia në çift deri tani përfliten si shkak për ngjarjen që ka tronditur Shkodrën dhe mbarë opinionin publik.