Moderatorja e njohur Neda Balluku ka vendosur të përfundojë martesën e saj dhjetëvjeçare me Ogren Ballukun, vëllain e ministres Belinda Balluku, duke kërkuar zyrtarisht divorcin në gjykatë, mëson Voxnews.al.
Divorci u dorëzua këtë të hënë, ndërsa marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar në muajt e fundit.

Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010 si konkurrentë në Big Brother Albania, dhe u martuan në vitin 2015. Nga kjo martesë kanë lindur tre fëmijë: dy djem, Serzh dhe Zai, dhe një vajzë.
Edhe pse kanë ruajtur jetën private larg mediave, Neda ka ndarë herë pas here momente të veçanta nga rrugëtimi i tyre, ndërsa mediat rozë i kanë konsideruar shpesh si një nga çiftet më të përfolura të ekranit që duket se i rezistuan kohës. ©Copyright Vox News
