
Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka qenë prej disa javësh në qendër të vëmendjes, pas martesës private me menaxherin e saj, Granit Muhaxheri. Martesa e tyre, e mbajtur larg syrit të mediave, u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, por tani ndjekësit kanë vënë re një detaj tjetër që ka ngjallur dyshime.
Në një video të fundit të publikuar në Instastory, Melinda shfaqet në bord të një avioni, me stilin e saj karakteristik, por vëmendjen e mori barku i saj i rrumbullakosur. Teksa mbante dorën pranë unazës së martesës me diamante, fansat vënë re sikur reperja përpiqej të fshihte barkun, duke shtuar dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

Megjithatë, as Melinda dhe as Graniti nuk kanë bërë ndonjë reagim publik për thashethemet. Ndjekësit kanë komentuar masivisht, ndërsa shumë prej tyre janë të bindur se çifti mund të presë së shpejti fëmijën e parë.
Deri tani mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një pritje të ëmbël apo vetëm për një iluzion optik nga mënyra e veshjes, por një gjë është e sigurt: Melinda Ademi po përjeton një periudhë të lumtur në jetë, si në karrierë ashtu edhe në dashuri.


