
Në vitin 2021, gazetarët rusë të portalit investigativ Proekt, Roman Badanin dhe Mikhail Rubin, përjetuan një nga ndëshkimet më të ashpra të Kremlinit. Agjentë të FSB-së bastisën banesën e Badanit dhe e morën në pyetje për orë të tëra, për shkak të një intervistë të shkurtër me një vajzë që besohej të ishte vajza e jashtëligjshme e presidentit Vladimir Putin.
“Jeta private e Putinit është tabu absolute,” ka thënë Badanin. “Gazetarët rusë e dinë shprehjen: Mos prek familjen e tij.” Sot, të dy gazetarët jetojnë në mërgim në Kaliforni dhe kanë publikuar librin The Tsar Himself: How Vladimir Putin Deceived Us All, ku zbulojnë detaje për jetën sentimentale të presidentit rus.
Svetlana Krivonogikh – Vajza e fshehtë e Putinit

Luiza Rozova, e cila flitet se është vajza e tij.
Një nga historitë më tronditëse lidhet me Svetlana Krivonogikh, ish-pastruese nga Shën Petersburgu. Lidhja e saj me Putinin në fund të viteve ’90 solli lindjen e një vajze, Elizaveta (ose Luiza Rozova), e cila i ngjan presidentit. Pas kësaj, pasuria e nënës u rrit ndjeshëm: një apartament 3 milionë paundësh në Monte Karlo, prona në Moskë dhe Shën Petersburg, një jaht dhe pasuri totale mbi 78 milionë paund, siç zbuluan dokumentet Pandora Papers.
Alina Kabaeva – Kampionia Olimpike dhe “Gruaja më e afërt”

Romanca me Alina Kabaeva, kampione olimpike dhe figura publike e njohur në Rusi, filloi rreth vitit 2006. Historia e tyre ishte e mbushur me heshtje dhe tragjedi: ish-i dashuri i Kabaevës, këngëtari Murat Nasyrov, vdiq në rrethana misterioze.
Në vitin 2008, një gazetë ruse raportoi për një martesë të afërt mes Putinit dhe Kabaevës. Publikimi solli mbylljen e gazetës dhe dorëheqjen e redaktorit nën presionin e FSB-së. Sot, besohet se Kabaeva ka dy djem me Putinin dhe drejton National Media Group, me një pagë prej 7,7 milionë paundësh në vit.
Martesa dhe Romancat e tjera

Putin dhe bashkëshortja e tij, Lyudmila, u divorcuan në vitin 2014 pas 30 vitesh martesë. Lyudmila e përshkruante Putinin si një “vampir” që punonte 17 orë në ditë, ndërsa ai ironizonte duke thënë se “çdo njeri që do ta duronte për tri javë, meriton monument”.
Në të njëjtin vit, Putini u përfol për një romancë me Alisa Kharcheva, një studente 17-vjeçare që kishte pozuar për një kalendar erotik me dedikime për presidentin. Ajo më pas u pranua në një nga universitetet më elitare të Moskës dhe përfundoi duke jetuar në një kompleks luksoz.
Sipas Badanin dhe Rubin, në rrethin e Putinit, “martesa është një formalitet, tradhtia është normë, dhe çdo grua varet nga burri për karrierën dhe pasurinë e saj”. Sot, Alina Kabaeva mbetet figura më e afërt me presidentin, ndërsa të tjerat janë zhdukur në hije.
Roman Badanin, është shpallur “i padëshirueshëm” nga Kremlini, pasi hodhi dritë mbi sekretet intime të njërit prej njerëzve më të fuqishëm të botës.


