
Screenshot
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Saukut, ku një person i armatosur ka shkaktuar kaos në rrugë pas një ndjekjeje nga forcat speciale “Shqiponja”.
Gjatë ndjekjes, i dyshuari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka shkaktuar disa përplasje me automjete të tjera, përfshirë edhe një motor. Si pasojë e aksidentit, një efektiv policie jashtë shërbimit dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur të plagosur.
Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Edhe bashkëshortja e tij ka pësuar dëmtime, por raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat policore, të cilat i kanë gjetur në posedim një armë zjarri. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.