Shqipëria mposhtet nga Polonia, i shuhet ëndrra e Botërorit 2026
Shqipëria është mposhtur në Varshavë të enjten mbrëma dhe e ka humbur mundësinë për t’u kualifikuar në finale të plejofit për Botërorin 2026.
Shqipëria u mposht me rezultatin 2:1, pavarësisht paraqitje shumë të mirë.
Kishte epërsi prej një goli, por nuk e ruajti epërsinë deri në fund.
Arbër Hoxha në minutën e 42-të shënoi gol të bukur për “kuqezinjtë” për 1:0. Por, golat nga Robert Leëandoëski dhe Piotr Zielinski në minutat 63 e 73, kanë bërë që Polonia të avancojë tutje.
Në finalen e 31 marsit, Polonia do të luajë në udhëtim te Suedia, që në gjysmëfinale e eliminoi Ukrainën.
Shënon gol Polonia (2-1)
Në minuzën 72′ Polonia ka shënuar gol duke kaluar në avantazh 2-1
Barazon Polonia (1-1)
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, shënoi golin e barazimit në ndeshjen ndaj Shqipërisë. Golin për 1:1, ylli polak e shënoi m kokë në minutën e 63-të.
Arbër Hoxha shënon, Shqipëria përpara
Arbër Hoxha e ka kaluar në avantazh Shqipërinë në fund të pjesës së parë.
Ai realizoi golin në minutin e 42-të.
Goli erdhi pas një aksioni të shpejtë përmes një topi të gjatë ku Hoxha e pranoi topin dhe më pas e tejkaloi portierin kundërshtar.
Loja Poloni-Shqipëri, po transmetohet direkt në Klan Kosova.