
Rudina Dembacaj ka zbuluar me humor një detaj të harruar nga e kaluara e saj, në lidhje me fejesën me regjisorin Eduart Grishaj, sot bashkëshorti i moderatores së njohur Arbana Osmani.
Jeta private e aktores ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë, sidomos pas ndarjes nga ish-bashkëshorti dhe lidhjes aktuale me ish-deputetin Mark Frroku.
Në një prononcim publik, Rudina tha me sinqeritet se mezi e kujton atë periudhë:
“Sa mirë e mbajnë mend të tjerët, unë s’e mbaj mend fare! Të betohem, nuk më kujtohet asgjë. Pi katër kokrra omega 3 në ditë dhe jam shumë keq me memorien,” – tha ajo me të qeshur.
Megjithatë, ajo shtoi me dashamirësi:
“Familja e tij më ka lënë një shije shumë të mirë. Kam qenë shumë e vogël.”
Në fund, me ironi, Rudina shtoi:
“Mua s’më vihet faj, ndërro burrë, ndërro burrë… më është bllokuar memoria!”


