Së fundmi, postimi i Sara Gjordenit në rrjetet sociale nxiti aludime për një ndarje mes saj dhe Bardhit, por duket se situata është krejtësisht ndryshe.
Postimi i fundit i Sarës dhe një Instastory nga Bardhi kanë vënë pikën mbi “i”, duke treguar se çifti është akoma bashkë dhe i lumtur.
Pak më parë, Sara reagoi përmes një postimi të gjatë, ku sqaroi se nuk ka pasur asnjë ndarje. Ajo theksoi rëndësinë e familjes në jetën e saj dhe sqaroi arsyet pse kishte bërë një pushim nga rrjetet sociale. Në Instastory-n e publikuar nga vetë Sara, familja duket e bashkuar dhe e lumtur.
Postimi i saj i plotë:
“Guys, nuk reflektova ndarje ne storyn tim te fundit.
Për mua, familja jonë është gjëja më e shenjtë në këtë botë. Nuk do guxoja kurrë të lija aludime të tilla për vëmendje as edhe një ditë më shumë. Nuk kam nevojë as dëshirë për të tillë simpati apo për dy minuta famë boshe!
Pushimin nga rrjetet e lajmërova për shkak të ngarkesës së madhe të punëve të shumta gjatë ditës, overthinking dhe një periudhe postpartum depression-i të lehtë të cilin kam dëshirë ta kaloj vetëm me familjen time.
Sfidat e të ri-njohurit veten pas lindjes si individ janë të vështira, duke nisur nga simptomat fizike e deri tek ato emocionale. Çdokush nga ne, figurë publike apo jo, ka të drejtë të tërhiqet kur të dojë në momente të tilla kalimtare.
Gjithçka kalon, nëse je në periudhë të tillë jepi vetes forcë sepse s’ka asgjë që vullneti s’e mposht.”

Nga fjalët e saj, kuptohet se Sara po kalon një periudhë të lodhshme si nënë e re, por ajo është e vendosur të kalojë çdo sfidë duke mbështetur veten dhe familjen.
Ky reagim i Sarës, i shoqëruar me postimin e Bardhit, duket se mbyll njëherë e mirë aludimet për ndarje. Çifti vazhdon të jetë bashkë, i lumtur dhe i përkushtuar ndaj familjes së tyre, duke treguar se dashuria dhe komunikimi janë gjithmonë baza e një marrëdhënieje të fortë.