Liridona Ademaj dhe Naim Murseli
Pamjet që po bëjnë bujë në rrjet dhe media, duke treguar momentin e ngatërresës së Naim Murselit dhe interpretimin e mundshëm të deklaratës së tij
Një video e fundit nga gjykata e Prishtinës ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Në pamjet e regjistruara, i akuzuari Naim Murseli, i akuzuar si i përfshirë në rastin e vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, duket të ngatërrohet në fjalë gjatë seancës.
Në momentin kyç të videos, Murseli thotë:
“A kam pranuar ndonjëherë fajësinë për veprën që kam bërë… që akuzohem që kam bërë?”
Deklarata ka krijuar konfuzion dhe diskutim të gjerë në rrjetet sociale, pasi duket sikur ai po pranon indirekt përfshirjen në ngjarjen tragjike, megjithëse ai vetë vazhdon të deklarojë pafajësinë.
Familja e viktimës dhe opinioni publik presin me padurim zhvillimet e mëtejshme, ndërkohë që gjykata vazhdon shqyrtimin e provave dhe dëshmive të tjera që lidhen me këtë ngjarje tragjike.