Tragjedia që i mori jetën 25-vjeçares Daorsa Spahija ka shokuar gjithë shqiptarët. Studentja e Mjekësisë në Tetovë humbi jetën pasi ra nga kati i katërt i një ndërtese në qendër të qytetit. Miku i saj i ngushtë publikoi së fundmi një video me detaje tronditëse: sipas tij, Daorsa ishte manipuluar, mashtruar dhe më pas kërcënuar nga partneri i saj, Hevzi Sejdiu, 31 vjeç, i cili i kishte fshehur faktin se ishte i martuar dhe me tre fëmijë.

Kjo histori ka hapur plagë të thella, jo vetëm për familjen e Daorsës, por edhe për gra të tjera që kanë vendosur të flasin publikisht – duke ndarë përvoja të ngjashme, të frikshme dhe të rrezikshme.
Një prej tyre ka shkruar drejtpërdrejt tek “Pa Dorashka”, me një rrëfim tronditës.
“Mund të isha edhe unë një Daorsa.”
Në mesazhin e saj, gruaja tregon se ka qenë në një marrëdhënie me babanë e Hevziut, Bajrush Sejdiu, person që njihet prej vitesh nga mediat e Maqedonisë së Veriut për dënime të rënda me burg. Bajrushi, i quajtur dikur nga mediat “bosi i duhanit”, është dënuar me 12 vite burg, ndërsa më herët edhe me 5 vite të tjera në raste të ndryshme kriminale – një histori e gjatë me drejtësinë.
Lexo edhe:
Por përtej të kaluarës së tij kriminale, gruaja që na shkroi nënvizon një tjetër realitet: manipulimin e grave.
Në dëshminë e saj ajo thotë:
“Dhe mua ne fillim me ka thene eshte i ndam nga gruja dhe se ka vetem nje femij … më pas Dolen 3 femij ….. Dhe nje djal e ka nga martesa qe ka pas me nje zvicerane …. Ky Hevzija eshte 100% si mashtrusi Bajrushi….. Me qojke ne burg dhe linke folim qe Baba eshte i ndam nga Nena e vet …qa femije i prosit ka qen qa shpirti i kalbur me vjen me vjell me ka njoftu me motrat qe edhe ato njesoj si ai ishin… i kan ndihmu kohen kur ishte ne Burg se e shifja si Partner jete por ai mashtrus kishte tjera qellime…“
Ajo tregon se Bajrushi përdorte të njëjtat skema si djali i tij: gënjeshtra, manipulim emocional, presion psikologjik – skema që, sipas saj, mund ta kishin çuar edhe atë në fund tragjik, njësoj si Daorsën.
Dëshmia e saj e fortë vazhdon:
“Kur kuptova qe nuk isha e vetmja femer ai me thojke je e semur je gjeloze… ky eshte nje mashtrus nje Narcist …. Te njejten rast kam pas dhe un si Daorsa e shkret por un kisha fatin qe u largova nga ai mashtrus…. Vetem qika e ti dhe djali tjetër jan ndryshe kan ngja nga dajt….. ky dhe Hevzija duhet te kalben ne Burg se aty e kan vendin!!!“

Gjithashtu në internet qarkullojnë foto të shumta të Bajrush Sejdiut me gra të ndryshme, madje edhe fotografi nga koha kur ai ishte në burg.



Krahas tyre, në rrjete sociale ka edhe denoncime për mashtrime financiare, premtime të rreme dhe borxhe të pambyllura, ku njerëz të ndryshëm pretendojnë se janë dëmtuar prej tij.




Ndërkohë, i biri – Hevzi Sejdiu – është sërish në qendër të dyshimeve pas vdekjes së Daorsës. Ai ka qenë më herët i arrestuar për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të armëve”, vepër që nga Kodi Penal kërkon dënim minimal 8 vite burg. Por u lirua vetëm pas 30 ditësh.
Sot miku i Daorsës e quan publikisht “vrasës”.


Theksojmë:
Ne si portal “Pa Dorashka” do të vazhdojmë të publikojmë denoncimet e qytetarëve, gjithmonë duke qenë të kujdesshëm, duke mos shpallur fajtor askënd pa vendim ligjor, por duke i dhënë zë çdo personi që ka nevojë të dëgjohet.
Hetimet duhet të vazhdojnë deri në sqarimin e plotë të rastit të Daorsës dhe të gjithë akuzave që po qarkullojnë kundër familjes Sejdiu./ PaDorashka
⚠️ Ndalohet rreptësisht kopjimi, ripostimi ose përdorimi i këtij materiali pa cituar burimin “Pa Dorashka”. Çdo shkelje mund të ndiqet ligjërisht.
Për t’u informuar për lajmet më të fundit, subscribe më poshtë