Mëngjesin e sotëm në Wake up, Heidi Baci ka reaguar në lidhje me deklaratën e Romeo Veshaj i cili u shpreh se ka respekt për marrëdhënien e tyre që zgjati 3 muaj.
Në fjalën e saj Heidi nënvizoi se nuk ka dashur ta komentojë kurrë romancën e tyre pasi është diçka që lidhet me jetën private. Ndërsa ka theksuar se për të nuk ishin vetëm 3 muaj ashtu siç u shpreh Romeo, por ishte një përkushtim dhe ndjenjë e veçantë.
“Nga këndvështrimi im nuk ka qenë një gjë 3 mujorshe, kështu si u paraqit, por nga ana ime, unë do flas gjithmonë vetëm për veten time. Gjithmonë ka pasur sakrificë, ka pas përkushtim, ka pas ndjenja edhe gjithë gjërat” u shpreh Heidi.
Ndërsa më tej shtoi se deri më sot ajo ka qëndruar në heshtje për shkak se mes saj dhe Romeos është bërë një premtim për të cilin nuk do donte të fliste kurrë pasi ka zgjedhur ta respektojë duke e mbajtur të fshehtë, pa e bërë publike për të marrë vëmendje.
“Është bërë një premtim që unë nuk doja të flisja, sepse realisht ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua, që nuk mund të ishte ushqim mediash. Kam zgjedhur thjesht ta respektoj. E kuptoj pse thuhen disa batuta dhe unë nuk e kam absolutisht me kush e ka thënë, por problemi qëndron te personi i cili i lejon këto batuta” shtoi Heidi.
Kujtojmë se më 20 mars në një intervistë të dhënë për X-radio, Romeo u shpreh se lidhja,për të cilën tha se zgjati 3 muaj, mori fund pasi ata kishin perspektiva të ndryshme për jetën.
Deklarata e Heidi Bacit: E kam menduar shumë këtë fundjavë, ndoshta është e nevojshme që ndonjëherë të jap një sqarim. Kam frike se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Disa gjëra që thuhen, nuk janë fare ashtu siç i mendoj unë. Jam mërzitur, jam lënduar për si është është folur për ish marrëdhënien time.
Nuk më pëlqejnë kur të tjerët flasin për këndvështrimin tim, ose hesht ose më mirë mos devijo, sepse aty më duket sikur i tall njerëzit të cilët kanë suportuar. Nga këndvështrimi im nuk ka qenë një gjë 3 mujorshe, kështu si u paraqit, por nga ana ime, unë do flas gjithmonë vetëm për veten time. Gjithmonë ka pasur sakrificë, ka pas përkushtim, ka pas ndjenja edhe gjithë gjërat.
Për sa i përket pastaj dhe pjesës së 2 orëshit, 3 orëshit, 3 mujorëshit. Kjo tallje… unë nuk e di pse 2 gazetarë që nuk ua njihja ekzistencën duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi. Nuk më pëlqeu mu duk shumë fyese dhe ajo. Nuk ka qenë ajo marrëdhnëia ime, për mua ka qenë shumë e rëndësishme.
Çdo gjë ka qenë shumë reale, absolutisht. Është bërë një premtim që unë nuk doja të flisja, sepse realisht ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua, që nuk mund të ishte ushqim mediash. Kam zgjedhur thjesht ta respektoj. E kuptoj pse thuhen disa batuta dhe unë nuk e kam absolutisht me kush e ka thënë, por problemi qëndron te personi i cili i lejon këto batuta.
Për palën tjetër të jetë si të jetë, nuk ka rëndësi, s’ka asgjë të keqe. Ka njerëz që kanë dashur sportin, ka njerëz që kanë dashuri ekranin, gjithë gjërat unë për veten time nuk janë pjesë e kësaj gjësë.Kam vepruar me emocion dhe këtë e them me sinqeritetin më të madh.