Monika Kryemadhi
Pas paraqitjes së saj në Big Brother VIP Albania, rrjetet sociale u mbushën me komente dhe diskutime rreth pamjes së Monika Kryemadhit, duke rikthyer në qarkullim edhe foto të vjetra nga vite të ndryshme të jetës së saj.
Në përgjigje të kritikave, Kryemadhi ka zgjedhur të reagojë publikisht përmes një Instastory në Instagram, ku ka sqaruar kontekstin e imazheve që po qarkullojnë. Ajo thekson se një nga fotot i përket vitit 2000, periudhë kur kishte sjellë në jetë djalin e saj, Besarin, ndërsa ka ndarë edhe një tjetër imazh nga viti 1995.
Në mbishkrimin shoqërues, Kryemadhi shkruan me tone ironike dhe reflektuese:
“1995 çfarë fluturon haet.
2000 pas lindjes së Besarit.
2025 zero regrets.
Faleminderit që më kujtoni kohëra të bukura të jetës sime.”

Me këtë reagim, ajo duket se ka zgjedhur ta përballojë valën e komenteve pa komplekse, duke e kthyer vëmendjen te kujtimet personale dhe rrugëtimi i saj ndër vite.