Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, po vazhdojnë të shfaqe videoincizimet e ditës kritike, kur u vra e ndjera Liridona Ademaj. Gjatë seancës është lëshuar edhe një audioincizim, ku dëgjohen krisma e armës, por edhe britmat e fëmijëve, këta të fundit kishin qenë në veturën kur nëna e tyre ishte vrarë
E i dyshuari për vrasjen Naim Murseli shihet në siklet, teksa shfaqet momenti me zë, ku dëgjon krismat dhe britmat e fëmijëve në momentin e vrasjes së nënës së tyre.