Mjeku Edmond Gashi, (bashkë me disa kolegë të tij, është sot në arrest shtëpie) pasi u zbulua në skemën e tij për të rrjepur pacientët e sëmurë me kancer. Nga spitali shtetëror, ai i orientonte tek klinika e tij private dhe aty i sorollaste duke i marrë miliona lekë.
Ndër të tjera, në spitalin shtetëror, kishin nxjerrë jashtë funksionit edhe aparaturat që duheshin për trajtimin e të sëmurëve.
Mjekët, të cilët sot janë nën hetim, 7 prej tyre, krijonin radhë në spitalin Onkologjik në mënyrë që pacientët të shkonin tek klinika private.
Qytetarët janë irrituar shumë nga ky lajm, pasi shumë prej tyre e kanë përjetuar vetë këtë situatë.
Njëri prej tyre ka shfryrë në facebookun e vetë mjekut, i cili nuk ka duruar dot dhe i është kthyer qytetarit me fjalët “Të q*fsha robt”. Normalisht e ka këtë luks mjeku, pasi për fatin e tij të mirë nuk është në burg, por në shtëpi./JOQ
