Rubrika “Zëri im” në Pa Dorashka sjell këtë herë një histori të mbuluar me mister, që prej gjashtë vitesh nuk ka gjetur ende përgjigje. Në qendër është Saifi, një i ri që u zhduk papritur pasi kishte mbërritur në Durrës me disa miq, duke lënë pas vetëm pyetje dhe një heshtje të pashpjegueshme.
Në intervistën e realizuar, familjarët e tij rrëfejnë për herë të parë detaje nga zhdukja, ndërsa një nënë vijon të jetojë çdo ditë mes shpresës dhe dhimbjes. Çfarë ndodhi realisht në ato ditë dhe pse gjithçka u ndërpre kaq papritur? Për të kuptuar më shumë dhe për të dëgjuar rrëfimin e plotë, ndiqni intervistën në videon më poshtë.
Rubrika “Zëri Im” lindi për t’i dhënë zë atyre që vuajnë në heshtje. Nëse edhe ju ose dikush që njihni po përballet me padrejtësi, nuk duhet të heshtni… denonconi problemin. Çdo zë ka të drejtën të dëgjohet.