Rrugëtimi i Mirit në Big Brother VIP Albania po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një histori emocionesh të forta, ku jashtë shtëpisë vjen mbështetje e palëkundur, ndërsa brenda po shfaqen ndjenja që kanë ndezur debat të madh publik.
Nga njëra anë, bashkëshortja e tij, ka reaguar publikisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i dhënë Mirit një mesazh të fuqishëm dashurie dhe besimi. Ajo thekson se do t’i qëndrojë pranë në çdo hap, e cilëson si “më të fortin e Big Brother-it” dhe shprehet se ka besim të plotë për çdo vendim që ai merr brenda shtëpisë. Në mesazhin e saj, Rabea është e prerë: xhelozia nuk ka vend në martesën e tyre dhe ajo ndihet e lumtur me bashkëshortin e saj.

Nga ana tjetër, brenda shtëpisë së BBVA-së, Miri ka prekur publikun me shpërthime emocionale për Selinin. Ai është shfaqur i përlotur, ka pranuar hapur ndjenjat e tij duke thënë “e dua”, ndërsa situata u bë edhe më e ndërlikuar kur edhe Selin, ditën e sotme, i është drejtuar Mirit me të njëjtat fjalë: “të dua”.
Ky kontrast i fortë mes realitetit jashtë dhe emocioneve të shfaqura brenda shtëpisë ka ndezur reagime të shumta në rrjet.
Në një format ku çdo ndjenjë bëhet publike dhe çdo fjalë analizohet, historia e Mirit po shndërrohet në një nga më të diskutuara të këtij edicioni.