Screenshot
Deklarata e bujshme e Selinës në Big Brother VIP Albania, ku ajo u shpreh se “mirditorët janë të pabesë”, ka ndezur menjëherë një valë të fortë reagimesh në rrjetet sociale. Figura publike, influencerë dhe përdorues të shumtë kanë reaguar duke mbrojtur vlerat, historinë dhe dinjitetin e trevave të përmendura.
Ndër reagimet më të shpërndara ishte edhe ai i Adrola Dushi, e cila publikoi në InstaStory një mesazh të shkurtër por domethënës:
“Vlerat nuk bërtasin, MIRDITA i jeton.”

Një frazë që u interpretua si një kundërpërgjigje elegante ndaj deklaratës së bërë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndërkohë, edhe Livia Brunga reagoi me një tekst të gjatë dhe emocional, ku theksonte rëndësinë e besës, dinjitetit dhe historisë së grave dhe burrave të Mirditës dhe Dibrës. Ajo kritikoi ashpër paragjykimet dhe deklaratat fyese, duke i cilësuar si të papranueshme dhe të dëmshme.

Por reagimi më i fortë erdhi nga reperi G-Bani, i cili publikoi një video në InstaStory ku jo vetëm kundërshtoi deklaratën e Selinës, por edhe hodhi akuza ndaj produksionit të BBV.
“Kam marrë shumë mesazhe për këtë deklaratë… Nuk është personale me të, por e kuptoj që është dora e produksionit,” – u shpreh ai.
Më tej, G-Bani u ndal tek historia dhe krenaria e këtyre trevave, duke bërë një krahasim të fortë:
Ai përmendi sakrificat historike të grave të Dibrës dhe Mirditës, duke theksuar se ato kanë zgjedhur nderin mbi jetën, ndërsa sulmoi indirekt moralin e Selinës në raport me situatat e krijuara brenda shtëpisë së BBV.
Reperi shkoi edhe më tej duke përmendur figurën e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, duke theksuar lidhjen e tij me Dibrën dhe rolin historik të këtyre trevave në formimin e identitetit shqiptar.
Ky debat ka rikthyer edhe një herë në vëmendje ndjeshmërinë që ekziston rreth identitetit dhe krenarisë krahinore në Shqipëri një temë që duket se prek fort publikun, sidomos kur artikulohet në një platformë kaq të madhe si BBV.