Një histori tronditëse, që shkon përtej normales është denoncuar në episodin e radhës të ‘LIVE ME ODETEN’ në kanalin zyrtar të moderators Odeta Dume, në ‘YouTube’. Pranvera Vukaj, e larguar prej shumë vitesh nga Shqipëria, ka ndarë historinë e saj të trishtë. Mes lotëve, ajo tregoi se pasi ishte dashuruar me një djalë që familja e saj nuk ia pranonte, babai e dërgoi vajzën të jetonte tek shoku i tij për disa kohë. Edhe pse i martuar dhe me fëmijë, miku i babait të Pranverës abuzonte me këtë të fundit sa herë që ndodheshin vetëm në shtëpi. Kjo gjë ndodhi për një vit rresht derisa Pranvera mbeti shtatzënë. Pasi zbuluan këtë lajm, miku i babait së bashku me bashkëshorten e tij tentuan t’ia hiqnin fëmijën me zor duke i future një zorrë me benzin në organin gjenital.
Ndiqni videon e plotë: