Pak javë më parë, filmi “ADN” nga Rike Roçi dhe Erjola Doçi pati premierën e tij të parë në Tiranë.
Ndërsa mbrëmjen e sotme ishte radha e Prishtinës për ta mirëpritur filmin.
Megjithatë, një detaj nuk kaloi pa u vënë re.
Krahas Rikes, Erjolës dhe Azem Gagicës – një prej emrave më të spikatur të kastit, Meriton Mjekiqi – mungoi në këtë ngjarje.
Mungesa e tij ka rënë në sy dhe ka ngjallur pikëpyetje për arsyet e mosprezencës.
Meritoni nuk ka ndarë asnjë postim në rrjete sociale, duke mos sqaruar pse nuk ishte pjesë e këtij momenti të rëndësishëm për filmin ku ai vetë ka qenë protagonist.
