Hatixhe Brika – e njohur në rrjetet sociale si Hati, dhe së fundmi si aktore në filmin e Turjan Hyskos “Kazerma” – ka qenë një nga emrat më të komentuara të mbrëmjes së premierës.
E njohur për stilin ekstravagant dhe jetën e luksit që ndan prej vitesh me ndjekësit, Hatixhe Brika u shfaq në tapetin e kuq me një veshje që tërhoqi gjithë vëmendjen: një fustan i personalizuar nga Valdrin Sahiti dhe një çantë Louis Vuitton, të cilat krijuan një “look” tërësisht glamuroz.
E pyetur nga gazetarët për koston e veshjes, influencuesja nuk ngurroi të fliste, por zgjodhi ta linte publikun në pikëpyetje:
“Ka kushtuar me shumë zero… ” u shpreh ajo me humor duke mos e treguar shifrën por, duke krijuar menjëherë zhurmë në rrjete.
Hati, e cila nisi si influencuese e stilit të jetesës dhe u bë e njohur për postimet që shfaqin udhëtime, brand-e të shtrenjta dhe luks të përditshëm, po e zgjeron tashmë profilin e saj drejt ekranit. Roli në “Kazerma” shënon hapin e parë në karrierën e saj si aktore, dhe duket se prezenca në evente të mëdha vetëm sa po e forcon statusin e saj në showbiz.