Ai është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare me një karrierë shumë të gjatë dhe të pasur, me hite që i kanë rezistuar kohës. Që prej fillimeve të viteve 2000 këngëtari Blero Muharremi duket se ka lënë gjumë në muzikë me këngët shumë të pëlqyera.
Gjithashtu në karrierën e tij muzikore nuk kanë munguar shumë bashkëpunime me artistë të njohur. Përveç muzikës, Blero i është dedikuar edhe pasionit të tij për futbollin, duke u bërë menaxher për talentet e rinj në këtë sport.
Sa i takon jetës së tij personale, në janar të këtij viti ai është lidhur në martesë me make-up artisten e re Eronitën, në një ceremoni martesore shumë të bukur. Emocionet e asaj nate madhështore, Blero Muharremi i rrëfeu në një intervistë.
Moderatorja: Si ishte dasma, si u ndjeve? Si e përjetove atë moment?
Blero Muharremi: Ka qenë një ditë shumë e veçantë për mua, një moment shumë i veçantë edhe për Eronitën. Do të jetë shumë e veçantë në shpirtin time dhe jam shumë i lumtur që Eronitën do ta kem për krah. E kam si shoqe, e kam si mike të jetës sime, që mi kupton dhe ia kuptoj të gjitha gjërat. Jam shumë falenderues për edukatën e saj dhe për familjen që ka.
Moderatorja: Si u njohët?
Blero Muharremi: Të jem i sinqertë ka qenë shumë rastësi. Eronita më ka shkruar në WhatsApp, por unë nuk e dija se kush ishte. Kishte shkruar për dikë tjetër që të ishte vetëm një shaka, që të më dëgjonte zërin dikush tjetër, njo ajo. Më pas më shkroi, më tha “ më fal se ishte gabim” dhe aty filloi gjithçka.
Moderatorja: Filloi nga biseda pra, ajo shkëndija telefonike?
Blero Muharremi: Po, sigurisht ne kishim biseda telefonike. Por, për 3-4 muaj nuk jemi dëgjuar fare. Një ditë të bukur e pashë rastësisht në WhatsApp dhe thashë “hmm kjo vajza misterioze”. I shkrova normalisht që ma ktheu dhe më pas thamë pse mos të takoheshim të hanim një darkë. Ishte shumë spontane. Që në momentin e parë kemi kaluar aq mirë, jam ndjerë shumë mirë dhe atje ka vazhduar gjithçka.