Kejsi Borri
Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania duket se kanë dalë jashtë çdo kontrolli, por këtë herë reagimi nuk ka ardhur vetëm nga brenda mureve të shtëpisë.
Pas përplasjes së fortë mes Rogerit dhe Mateos, ku u përdorën fjalë tepër të rënda dhe u përfshi familja në debat, ka reaguar publikisht edhe motra e këtij të fundit, Kejsi Borri. Në një Instastory që po qarkullon me shpejtësi në rrjet, ajo e cilëson situatën si “më të turpshmen” që ka parë ndonjëherë.
“Kjo është situata më e turpshme që kam parë dhe dëgjuar ndonjëherë. Turp për burrin dhe babin që je dhe çfarë shembulli jep jashtë, kaq kisha unë. Mos ta ktheftë Zoti siç ke zemrën, se as hasmit s’do doja t’ia shihja aq keq. Po kursehem me fjalët…”, shkruan ajo, duke e shoqëruar reagimin me pamjet nga momenti i debatit në shtëpi.

Reagimi i saj vjen pasi Rogerti iu drejtua Mateos me një pyetje fyese dhe denigruese ndaj motrës së tij, duke prekur një nga vijat më të kuqe në formatin e reality show-t. Komenti shkaktoi shpërthimin e menjëhershëm të Mateos, i cili reagoi ashpër ndaj provokimit.
Postimi i Kejsit është parë nga ndjekësit si një qëndrim i fortë në mbrojtje të dinjitetit familjar, ndërsa në rrjet kanë nisur debatet nëse produksioni duhet të marrë masa pas kësaj situate.
Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të ketë pasoja brenda lojës apo do të kalojë si një tjetër moment i nxehtë në historinë e këtij edicioni.