
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka konfirmuar edhe një herë romancën e saj të re, duke i uruar ditëlindjen partnerit me një foto intime të publikuar në rrjetet sociale.
Ronela e kishte mbajtur të fshehtë lidhjen për disa muaj, por kohët e fundit ajo e ka bërë publike.
Ajo ka shpërndarë në InstaStory një fotografi të përbashkët ku shihen duke qeshur pranë njëri-tjetrit.
Ronela e shoqëroi postimin me urimin: “Gëzuar ditëlindjen ‘baby’! Uroj të marrësh çdo gjë që zemra jote dëshiron”.
