Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga thashetheme për një krizë në marrëdhënien mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Dyshja e njohur, që prej vitesh janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar, kishte qëndruar në heshtje, duke ngritur edhe më shumë dyshimet e ndjekësve.
Por duket se Klea ka zgjedhur mënyrën më të thjeshtë, por edhe më të zgjuar për t’u përgjigjur: pa fjalë, por me një detaj që flet vetë.
Në fotot e fundit që moderatorja dhe këngëtarja ka publikuar në Instagram, vihet qartë re unaza në dorën e majtë, një simbol i qartë që për shumë ndjekës ishte “përgjigjja” ndaj gjithë zërave për ndarje.
Klea dhe Elgiti janë prindër të një djali të vogël, Krid, i cili shpesh është bërë pjesë e postimeve të tyre plot dashuri. Çifti njihet për mënyrën diskrete me të cilën ruajnë jetën private, por pa e fshehur kurrë lidhjen e fortë që kanë ndërtuar.
Pas këtij postimi, duket se të gjitha dyshimet për ndarje janë zbehur plotësisht. Dhe ndoshta, siç e ka treguar edhe më parë Klea, heshtja është ndonjëherë përgjigjja më e bukur.
