Pas një periudhe plot afrime, distancime dhe emocione të paqarta, marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës në Big Brother VIP Albania ka marrë më në fund një kthesë të fortë.
Të dy banorët, teksa ndodheshin në dhomën e rrëfimit, kanë folur hapur për raportin e tyre gjatë këtyre ditëve. Mateo është shprehur se nuk arrin të qëndrojë larg Brikenës, pavarësisht distancës që ajo kishte vendosur pas disa situatave të ndodhura mes tyre.
Nga ana tjetër, edhe pse më e rezervuar, Brikena duket se nuk ka mundur t’i rezistojë afrimit, duke treguar se mes tyre ekziston një tërheqje e fortë që nuk mund të fshihet më.
Kulmi i kësaj dinamike erdhi me puthjen e parë të çiftit, e dëshiruar nga të dyja palët, një moment që ishte pritur prej kohësh si nga banorët ashtu edhe nga publiku jashtë. Puthja duket se “shkriu akullin” përfundimisht mes tyre, duke e çuar marrëdhënien në një tjetër nivel.