Refie Cena, 65 vjeçe nga Vlora, ka jetuar me shpresën se vajzat e saj do ta mbështesnin pas humbjes nga kjo jetë të djalit. Por realiteti është i hidhur. Vajza e vogël i mori lekët, e mashtroi dhe e braktisi, duke e lënë në mes të rrugëve, pa mbështetje dhe pa asnjë mundësi për të përballuar jetën. Gjithashtu edhe vajza e madhe refuzon të flasë me të me pretekstin se nëna e ka gënjyer.
Edhe ajo që supozohej të ishte një ndihmë, avokatja e një emisioni televiziv që i premtoi drejtësi, sips 65-vjeçares e mashtroi duke i marrë para dhe pa zgjidhur problemin. Sot, Refie është e vetme, e lënë pas nga gjithë familja, dhe detyrohet të përballet me dhimbjen e braktisjes çdo ditë.
Ndiq rrëfimin e plotë:
Rubrika “Zëri Im” lindi për t’i dhënë zë atyre që vuajnë në heshtje. Nëse edhe ju ose dikush që njihni po përballet me padrejtësi, nuk duhet të heshtni – denonconi problemin. Çdo zë ka të drejtën të dëgjohet.