Një moment i tensionuar dhe thellësisht emocional ka ndodhur brenda shtëpisë, duke lënë pa fjalë banorët. Gjatë një bisede që nisi me shaka, Flori i drejtohet Mateo me humor:
“Kur kam bërë unë palestër, ti nuk e dije çfarë ishte. Shitet palestra me gjithë girat.”
Reagimi i Mateos ishte i menjëhershëm dhe i prerë:
“Palestra ku unë punoj nuk ka për t’u shitur kurrë.”
Por batuta e radhës e Florit, “Përshëndesim pronarin”, e ndryshoi krejt situatën. Mateo u nevrikos, ngriti zërin dhe i kërkoi Florit të ndalonte:
“Pusho, mos e përmend më se ta shpjegoj unë kur të jemi vetëm.”
Vetëm pak minuta më pas, Mateo u pa në një cep të shtëpisë, ku nisi të qajë.
Pronari i palestrës, Ildi Pajtoni, ka humbur jetën më 15 korrik 2024 si pasojë e një aksidenti tragjik. Mateo dhe Ildi kanë qenë miq të ngushtë, dhe përmendja e tij edhe pa qëllim preku një dhimbje ende të hapur.
Më pas Flori i kërkoi falje Mateos pasi nga ana e tij nuk ishte e qëllimshme kjo situatë.