Është zbardhur dëshmia e 62-vjeçarit Arsen Dani, i cili një ditë më parë vrau me thikë nënën e tij të moshuar. Dani i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, masakroi me thikë nënën e tij, Gjylije Dani, brenda banesës së tyre, ku jetonin në lagjen ‘Besëlidhja’ të Lezhës.
“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, është shprehur Dani para grupit hetimor.
88-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës banojnë në Tiranë.