Këto janë pamjet nga vrasja në Shkodër, ku dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, të plagosurit janë tranportuar me urgjencë në spital.
Atentati i sotëm në Shkodër la të vdekur në vendgjarje Armando Palin, punojës i IKMT-së, dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak në Shkodër. Ndërsa pak mimuta më vonë ndërroi jetë njëri prej të plagosurve Liridon Kraja. Viktima, mësohet se ishte truproja e anëtarit të grupit të Bajrit, Erogen Vasos (Brajoviç). Ky i fundit, i cili po gjithashtu mbeti i plagosur, dyshohet se ishte shënjestra e atentatit.