
Molla e sherrit
Është pikërisht kjo pronë që çoi në ngjarjen tragjike brenda Gjykatës së Tiranës gjatë pasdites së sotme.Aty ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë, babë e bir.
Në vitin 2020, 31 familje në lagjen Skënderbeg në Shkodër u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit. Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë në Shqipëri.
Në atë kohë, personi me emrin Gjon Shkambi pretendoi të ishte pronar i godinës dhe tentoi të hyjë brenda. Banorët e akuzuan atë se kishte paraqitur dokumente të falsifikuara.

Në vitin 1992, me vendim të Bashkisë së Shkodrës, 31 familje u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Banorët vazhdojnë të pretendojnë se prona mbetet në pronësi të shtetit dhe se dokumentet e paraqitura nga Gjon Shkambi janë të falsifikuara.
Është pikërisht kjo pronë që çoi në ngjarjen tragjike brenda Gjykatës së Tiranës gjatë pasdites së sotme.

Aty ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja dhe u plagosën dy persona të tjerë, babë e bir. Fatmirësisht jasht rrezikut për jetën.
