Dinamika e atentatit që tronditi Shkodrën, la pas 2 të vdekur dhe 2 të plagosur.
Autori i dyshuar pasi ka ndjekur dy viktimat brenda lokalit dhe ka qëlluar ndaj tyre, ka dalë jashtë nga një derë dytësore dhe ka ecur në këmbë me armë në dorë për afro 300 metër nga lokali në pjesën e rrugës Don Bosko deri në Perash.
Më pas ka grabitur një automjet duke i vënë armën në kokë drejtuesit të makinës.
Me makinën e grabitur dhe skafandër në kokë është futur brenda automjetit dhe ka tentuar që të largohet.