Publikohet fotoja e 32-vjeçarit Marselo Arani, i cili dyshohet si një nga autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla, ekzekutuar dy ditë më parë në Elbasan.
Arani akuzohet për “vrasje me paramendim, kryer në bashkëpunim”, si edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, si dhe “largim të të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Në momentin e ngjarjes, 32-vjeçari ndodhej në arrest shtëpie për një çështje të mëparshme të pastrimit të parave. Në qershor, Prokuroria e Elbasanit i sekuestroi 14 pasuri, pasi gjatë hetimeve u zbuluan transaksione të shumta financiare që dyshohet se lidhen me aktivitet prostitucioni. Sipas Prokurorisë, të ardhurat e paligjshme dyshohet se janë “pastruar” përmes investimeve të ndryshme në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
Marselo Arani dhe Armando Kola janë shpallur në kërkim nga policia, të dyshuar si autorë të atentatit ndaj Mëhallës.
Roli i të përfshirëve sipas hetimeve paraprake:
- Kujtim Pisha – punonjës në karburant, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim
- Xhino Ago – ish-ortak i Edmond Mëhallës, i dyshuar si porositës i vrasjes
- Marselo Arani dhe Armando Kola – të dyshuar si ekzekutorët e atentatit