Është identifkuar 64-vjeçari shqiptar i cili tentoi të përdhunonte 2 motra binjake të një familjeje në Greqi, me të cilët njihej prej kohësh.
Mësohet se shqiptari që tentoi të zbuzonte seksualisht me dy vajzat e familjes, është shtetasi Mark Preci. Ndërsa thuhet se autoritet greke kanë vijuar kërkimet për arretsimin e tij.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë është regjistruar në Kypseli të Greqisë, ku një 64-vjeçar shqiptar, u fut në shtëpinë e një 25-vjeçarje me aftësi të kufizuara dhe ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.


Sipas raportimit të mediave greke, ai ishte një person i besueshëm për familjen madje i ndihmonte edhe me blerjet, ai dhe nëna e vajzës ishin njohur në kafenenë e kishës.
Në lidhje me këtë situatë ajo është shprehur: “Shkova në farmaci për të marrë syze dhe sapo hapa derën, pashë atë mbi fëmijën tim. Ai vrapoi dhe u fsheh në tualet dhe unë e godita me gjëra. Më pas ai filloi të më godasë, të më shajë me fraza të pakuptueshme dhe të godasë vajzën time”.
Fatmirësisht nga ekspertiza mjeko ligjore rezultoi se tek vajza nuk ka patur abuzim, por kjo nuk rrëzon poshtë tentativën e bërë e as tensionin psikologjik, e fizik, të së resë në momentet e ngjarjes.