Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë e regjistruar në zonën e Llogarasë, ku një automjet u gjet i djegur plotësisht, me një person brenda tij.
Burime bëjnë me dije se ka dyshime të forta se mund të kemi të bëjmë me një vrasje.
Sipas të njëjtave burime, makina është shkrumbuar totalisht së bashku me personin që ndodhej brenda, duke e bërë tepër të vështirë identifikimin e viktimës.
Edhe targat e automjetit janë djegur plotësisht, çka pengon identifikimin e mjetit në këtë fazë të hetimit.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor.