Një situatë e papritur, por mjaft e këndshme, ka ndodhur gjatë emisionit “Goca & Gra”, ku Kiara Tito është përballur live me Olta Gixharin, ish-konkurrenten me të cilën kishte pasur tensione gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”.
Olta u lidh përmes një telefonate gjatë transmetimit dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, reagoi me ngrohtësi e pozitivitet.
“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse nga larg. Po kaloj një periudhë jo të lehtë, por jam mirë,” – tha ajo, duke treguar se pavarësisht vështirësive, përpiqet të ruajë energjinë e saj pozitive.
Kiara, nga ana tjetër, e pyeti me kujdes për gjendjen shëndetësore, pasi një ditë më parë ishte bërë publike se Olta kishte pasur një problem me syrin.
Në fund të bisedës, aktorja nuk la pa bërë edhe një batutë që shkaktoi të qeshura në studio:
“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen… e meqë je, ma puth edhe Luizin,” – tha ajo me humor.
Reagimi i Kiarës ishte po aq miqësor, ndërsa momenti u prit si një shenjë pajtimi mes dy ish-banoreve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në rrjete sociale, fansat e kanë cilësuar këtë si një hap pozitiv dhe të rrallë, ku dy figura që dikur përplaseshin, sot treguan respekt e mirëkuptim.