Këngëtari shkodran Luiz Ejlli së bashku me partneren e tij Kiara Tito dhe vajzën e tyre Luna kanë nisur pushimet dhe si destinacion kanë zgjedhur Bodrumin e Turqisë.
Ata po kalojnë një periudhë të bukur, derisa këtë herë i është bashkuar edhe vajza e tyre Luna.
Dyshja u bënë prindër për herë të parë në fund të muajit prill, ku mirëpritën Luna Mari Ejllin.
Por ditën e sotme në llogarinë e tij në Instagram Luizi ka postuar një Instastory në të cilën tregonte se do kthehen në Shqipëri. Por ajo çka të bien në sy tek kjo video është mënyra tallëse që ka zgjedhur Luizi ku i konsideron shqiptarët apo ndjekësit e Lunës si kafshët e xhunglës ndërsa Luna mbret i saj. E ka kuptuar shpejt që kjo ishte një mënyrë jo e mirë dhe e ka fshirë storyn por nuk ka kaluar pa u vënë re.