
Para pak çastesh është varrosur vëllai i mitur i këngëtarit Gjesti.
Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë një numër i madh qytetarësh, familjarë, miq dhe figura publike.
Të pranishëm ishin edhe figura publike, miq të këngëtarit Gjesti. Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Yll Limani u panë të pranishëm në varrim.
Në mesin e të pranishmëve ka qenë edhe këngëtari Luiz Ejlli, i cili ka ardhur për të shprehur ngushëllimet dhe përkrahjen ndaj familjes në këtë moment të rëndë.

