Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Lim Hoti, ishte i ftuar mbremjen e kaluar në spektaklin e humorit “Portokalli”, ku u përball me disa pyetje ngacmuese nga aktorët e programit, sidomos rreth jetës së tij personale dhe marrëdhënieve që krijoi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.
Gjatë bisedës, vëmendja u përqendrua te raportet që ai pati me dy nga vajzat e spektaklit, Dolce dhe Alba Pollozhani, me të cilat u pa shpesh i afërt gjatë lojës.
I pyetur pse nuk funksionoi lidhja mes tij dhe Dolces, Lim Hoti zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes me humor. Ai tha se Dolce është një vajzë shumë e ëmbël, por shtoi me shaka se ndonjëherë ëmbëlsia mund të “kthehet në diabet”, duke nenkuptuar se lidhja mes tyre nuk do funksiononte.
“Dolce është shumë e ëmbël, por ndonjëherë ëmbëlsia kalon në diabet, kështu që është më mirë të mbaj pak distancë”, u shpreh ai duke qeshur.
Batuta e tij shkaktoi të qeshura në studio dhe u prit me duartrokitje nga publiku, duke treguar edhe një herë stilin që e karakterizoi edhe gjatë pjesëmarrjes në BBVK. Pas daljes nga reality show, Dolce nuk ka dale ne deklarata per Limin apo per Edin, me te cilet krijoi raporte brenda show-t.