Prej orëve të para të mëngjesit, Arben (Hamza) Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan në një banesë në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit, të armatosur rëndë.
Banesa u rrethua nga policia dhe forcat speciale RENEA, të cilat u bënë thirrje të dorëzohen. Kërkesave për dorëzim, Cumraku iu është përgjigjur duke bërtitur “Allahu Ekber”. Julian Çumrraku dhe Arben Uka u vetëdorëzuan pas disa 6 orësh negociatash me forcat Renea në Orosh të Fushë-Arrëzit.
Të dy këta persona dyshohet se kanë lidhje me organizata terroriste, madje kanë udhëtuar drejt Sirisë më parë, ku dyshohet se janë radikalizuar. Në një profil në rrjetin social “Facebook”, vihen re postime me natyrë radikale islamiste nga Hamza Uka.
“LIGJVËNIA I TAKON VETËM ALLAHUT. KUSH E MOHON KËTË, OSE E REFUZON, OSE HESHT, ËSHTË KAFIR, I DALË NGA FEJA E ALLAHUT, SUBHANEHU UE TE ALA.”– theksohet në një postim.
