Pas deklaratës ironike të Xum Allushit, moderatori i njohur Ledion Liço zgjedh të përgjigjet me një mesazh të koduar dhe plot klas.
Moderatori i njohur shqiptar, Ledion Liço, ka reaguar së fundmi në mënyrë të tërthortë pas deklaratave thumbuese të Xum Allushit, ish-banorit të “Big Brother VIP”, i cili e përmendi publikisht duke iu referuar zërave për një krizë apo ndarje të mundshme mes tij dhe Sara Hoxhës.
Së fundmi, rrjetet sociale janë mbushur me komente, aludime dhe spekulime në lidhje me jetën private të çiftit më të përfolur të showbiz-it, Ledion Liço dhe Sara Hoxha. Edhe pse dyshja ka zgjedhur të mos flasë publikisht për këto lajme, duket se Ledioni ka vendosur të reagojë me një mënyrë simbolike dhe plot kuptim, përmes rrjeteve sociale.
Gjithçka nisi kur Xum Allushi, gjatë një reagimi publik, iu përgjigj me ironi moderatorit duke thënë:
“Më kanë thënë që të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët që të hash bukë ti?”
Ky koment u pa si një provokim i drejtpërdrejtë, që lidhet me zërat e fundit për një “ftohje” mes Ledionit dhe Sarës, vajzës së ish-producentit të madh Top Channel, Dritan Hoxha.
Pas kësaj deklarate që bëri xhiron e portaleve, Ledioni reagoi në mënyrën e tij karakteristike, pa përmendur emra, por me një mesazh të fortë dhe plot klas. Ai postoi në Instagram Story një foto të një qeni të shoqëruar me një thënie nga Mark Twain, që lexon:
“Nëse ushqen e kujdesesh për një qen të braktisur, ai kurrë nuk të kafshon. Ky është dallimi mes një njeriu dhe një qeni.”
Ky postim u interpretua nga ndjekësit si një përgjigje e qetë, por therëse, ndaj deklaratave të Allushit dhe gjithë atyre që kanë përmendur jetën e tij private kohët e fundit.
Megjithëse Ledioni nuk e ka përmendur drejtpërdrejt Xumin apo Saran, mënyra e zgjedhur për të reaguar tregon shumë për karakterin e tij, një stil elegant, me humor të hollë dhe mesazhe nën rreshta, tipike për moderatorin që gjithmonë di si ta kthejë vëmendjen në favorin e vet.