Në një ditë që për shumëkënd do të ishte festë, për miqtë dhe dashamirësit e tij mbetet një moment reflektimi dhe mall. Në përvjetorin e lindjes së Floran Kondi, i njohur nga publiku si Dr. Flori, miku i tij Roland Hysi ka zgjedhur fjalë të ndjera për të përkujtuar mikun e tij të ndjerë.
Përmes një “story”, Hysi ka ndarë disa vargje të mbushura me emocion, që flasin për mungesën, dhimbjen dhe kujtimet që nuk shuhen kurrë.
“Dhe sa herë mërzitem kur mendoj… Dhimbja më pushton se ti mungon…”, janë vetëm disa nga rreshtat që përcjellin një mall të thellë për artistin që la gjurmë të pashlyeshme në muzikën shqiptare.
Në fund të dedikimit, ai shkruan thjesht:
“U prehsh në paqe!”, duke e shoqëruar me emrin e plotë të artistit dhe simbolikën e një pëllumbi dhe qiriri, shenja që kujtojnë mungesën, por edhe paqen e përjetshme.

Floran Kondi, i njohur si Dr. Flori, vijon të jetojë përmes muzikës, miqve dhe publikut që nuk e harron. Këngët e tij mbeten himne të një brezi, ndërsa figura e tij vazhdon të jetë frymëzim për shumë artistë.