Debatet dhe dinamika mes banorëve të “Big Brother VIP Albania” vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut. Së fundmi, për situatën që është krijuar rreth Selinit dhe Mirit ka reaguar edhe një nga njerëzit më të afërt të këtij të fundit.
I ftuar në “Big Brother Radio” me moderatoren Elona Duro, miku i ngushtë i Mirit, Landi Hysi, ka ndarë mendimin e tij për mënyrën se si Miri po e menaxhon lojën dhe raportet brenda shtëpisë.
Sipas tij, nuk mund të thuhet se Miri ka bërë një gabim të madh, por në disa raste ai është treguar shumë emocional në vend që të përdorë më shumë logjikën në lojë.
“Ka gabuar është fjalë e madhe, por ai nuk duhej të kishte luajtur me zemër. Nëse do të kisha mundësi t’i flisja, do t’i thosha: reago siç po reagon tani dhe luaj me mendje, jo me zemër”, u shpreh Landi.
Ai theksoi gjithashtu se Miri është një person shumë i dashur dhe i lidhur me njerëzit, gjë që ndonjëherë mund ta vendosë në një pozitë të vështirë brenda një loje si Big Brother.
“Miri është shumë person i dashur, por në disa raste zemrën duhet ta lësh në sirtar”, tha ai, duke shtuar se banori ka krijuar lidhje të forta me disa nga konkurrentët.
Madje, sipas Landit, që në fillim Miri kishte shprehur dëshirën që të shkonte deri në finale bashkë me disa prej banorëve, përfshirë edhe Selinin, gjë që tregon lidhjen dhe besimin që ai krijon me njerëzit.
Duke komentuar edhe një nga momentet e fundit në shtëpi, Landi u ndal te Prime i të martës, për të cilin u shpreh se ishte një moment shumë pozitiv për Mirin.
“Prime i të martës ishte një 12 me yll për Mirin, sepse ai u kundërpërgjigj. Nuk i la gjërat të rrjedhin dhe nuk reagoi me zemër, por me mendje. Ai vuri pikat mbi ‘i’”, tha ai.
Në fund, Landi shtoi se sipas tij shumë situata po interpretohen gabim nga publiku, ndërsa dinamika brenda shtëpisë shpesh duket ndryshe nga ajo që transmetohet jashtë.
Në një lojë ku strategjia dhe emocionet shpesh përplasen me njëra-tjetrën, duket se edhe për Mirin sfida më e madhe mbetet pikërisht balanca mes zemrës dhe arsyes