Dhimbja për humbjen e parakohshme të 31-vjeçarit Egli Pashollari vazhdon të rëndojë mbi familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur. Pas ngjarjes tragjike që i mori jetën, tashmë është bërë publik edhe njoftimi mortor, që ka prekur thellë opinionin publik.
Në lajmërimin e shpërndarë, familja bën me dije se me hidhërim të thellë i japin lamtumirën njeriut të tyre të shtrenjtë, i cili u nda nga jeta në moshën vetëm 31-vjeçare.
Sipas njoftimit, ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e shtunë, më 21 shkurt 2026, në orën 13:00. Më pas, kortezhi mortor do të niset drejt Varrezave të Sharrës, ku do të përcillet për në banesën e fundit.
Ndërkohë, pritjet për ngushëllime do të zhvillohen në ditët në vijim, në të njëjtin ambient, ku familjarët do të presin të afërmit dhe miqtë për të ndarë së bashku dhimbjen e madhe.
Humbja e Egli Pashollarit, në një moshë kaq të re dhe në rrethana tragjike, ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe opinionin publik, ndërsa reagimet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta, me mesazhe ngushëllimi dhe dhimbjeje.
Një jetë e ndërprerë në mes, duke lënë pas kujtime dhe një boshllëk të madh për njerëzit e tij më të dashur.
